Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonën e Korçës pasditen e kësaj të premteje.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 14:44, me magnitutë 3.6 të shkallës Rihter, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.

 

Ndërsa lëkundja e dytë është ndjetë rreth orës 16:36 dhe ka qenë me magnitutë 3.9 rihter. Epiqendra e tërmetit të dytë ka qenë 14 km në jug të Korçës.

 

Sipas informacioneve, nga goditjet e tërmetit nuk raportohet të ketë dëme në materiale. Prej afro nje muaji ne qarkun e Korçes janë regjistruar nje sere termetesh nga ku shume, banesa ne fshatin Floq e Qafzez u bene te pabanueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re