Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mbrëmjen e sotme.
Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 32 km larg Tiranës. Megjithatë lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët.
Prej disa muajsh Shqipëria është ‘kursyer’ nga lëkundjet pas tërmetit të 26 nëntorit, ku ndërruan jetë 51 persona dhe u lënduan mijëra të tjerë.
