Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave, magnituda u regjistrua 4.4,  teksa ka zgjatur vetëm për pak sekonda.

Epiqendra ka qenë në Kamëz, në 8 kilometra thellësi.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti është pasuar nga disa paslëkundje të vogla, ku më i forti është regjistruar me magnitudë 3.4.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko