Një tërmet ka goditur Greqinë mbrëmjen e kësaj të enjteje. Lëkundjet e tërmetit janë ndier në në orën 21:51 në zonën detare pranë Gerolimenës në Laconia.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 30 kilometra në perëndim-jugperëndim të Gerolimenës me thellësi fokale 8.3 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier të forta nga ana e qytetarëve, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re