Lëkundje tërmeti janë shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Greqi, në zonën e Atikës.

Sipas Institutit të Gjeodinamikës dhe Observatorit Kombëtar të Athinës bëhet e ditur se rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 101 km në jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 16 km në verilindje të Leonidios.

Nga lëkundjet nuk janë raportuar për dëme materiale./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re