Orët e para e të këtij 29 nëntori, Shqipëria është lëkundur nga dy tërmete. I pari ka rënë në Maliq të Korçës 40 minuta pas mesnate, ndërsa lëkundja e dytë është ndier një orë më vonë në Kukës.
 
Fuqia e tërmetit, 5 kilometra ne veriperëndim të Korçës, ka qenë 2.7 ballë, sipas matjeve të Institutit të Gjeoshkencave. Nuk janë shënuar lëkundje të tjera në Maliq, por në Kukës tërmeti me magnitudë 2.4 ballë është ndjekur nga një i dytë, fuqia e të cilit ka arritur 2.8 ballë rihter.
 
Kjo është dita e tretë që Shqipëria lëkundet nga tërmetet, pasi dy ditë më parë u shënuan tërmete në Gjirokastër, Pogradec e Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re