Skip to content

Lëkundje tërmeti në Peshkopi, ja sa ishte magnituda

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonën e Dibrës. Jo vetëm kaq, por edhe disa zona të tjera kanë ndjerë lëkundje, ndonëse jo të forta, por që kanë rikthyer panikun.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Deri tani nuk rartohet për dëme, apo pasoja të tjera. Duhet theksuar se tërmete me këtë magnitudë janë shënuar shumë në harkun kohor të muajve të fundit dhe që sipas specialistëve do të vijojnë.

E gjithë kjo pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, me epiqendër në qarkun e Durrësit.