Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në vendin tonë. Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, vetëm pak minuta më parë, me një thellësi prej vetëm 2 km.

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale, por kjo lëkundje ka shkaktuar panik te banorët, pasi duket se cektësia e tij të bëjë që lëkundjet të ndjehen.

Ky është tërmeti i tretë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, e cila shkaktoi dëme të vogla.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re