TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancet e shkaktuara nga tërmeti që goditi ditën e sotme vendin tonë. Lëkundjet më të forta u regjistruan në Tiranë, 5.2 ballë dhe në Durrës 5 ballë.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:1.Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë2.Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese3.Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.4.Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.5.Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.7.Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re