Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit që “shkundën” vendin mbrëmjen e sotme.

 

Në një postim në Facebook,  Peleshi shkruan se nga tërmeti janë shkaktuar disa dëme të lehta në Bashkinë e Klosit.

 

Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha bashkitë në vend.

Reagimi i Peleshit:

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re