Të paktën 5 lëkundje tërmeti të voglë janë regjistruar nga IGJEUM në Shqipëri që nga lëkundja e fortë me magnitudë 4.9 rihter e deri paraditen e kësaj të mërkure.

Tërmeti i të martës në mbrëmje me epiqëndër në Bubq të Fushë Krujës e me thellësi 7 km, u ndje shumë dhe krijoi panik në Tiranë, Durrës, Kruje, Lac, Lezhe, Elbasan, Lushnje, Fier etj.

Nisur nga pasojat e tërmetit të 26 nëntoritm, shumë njerez të kapur nga paniku nxituan të dilnin nga shtëpitë për të qëndruar në rrugë e nëpër makina.

Në orët në vazhdim disa lëkundje të vogla janë kapur sërish me epiqëndër të Bubq dhe Derven të Fushë Krujës dhe në Budull të Durrësit. Por lekundjet me intesitet më të lartë në orët e fundit kanë qënë shumë larg nga këto zona, pikërisht në Nikolicë të Korcës me magnitudë 3 rihter.

Sizmiologu Rexhep Koci shpjegoi per Vizion Plus se edhe tërmeti 4.9 rihter i te martes ne mbremje është vijimësi I tërmetit të fortë të 26 nentorit dhe nuk ka nevoje për panik, pasi aktiviteti sizmik pritet që të vazhdojë por me intesitet të ulët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re