Për ekspertët e gjeoshkencës lëkundjet e regjistruara në 24 orët e fundit janë brenda pritshmërive të tërmetit të së martës. Ata janë të mendimit se pavarësisht magnitutës së lartë të regjistruar mbi 4..këto postlëkundje janë pozitive pasi po shkarkojnë energjinë e akumuluar.
Tërmeti i këtij mëngjesi u regjistrua në kepin e Rodonit, ndërsa deri në mesditë janë regjistruar 10 të tilla.
Deri më tani janë shënuar në total që nga e marta 1300 lëkundje tërmeti. Por ekspertët thonë ka vend për diskutim nëse tërmeti i 21 shtatorit ka lidhje me atë të 26 nëntorit
Duke ju referuar të dhënave, efektet e tërmetit konsiderohen të shuara në rast se lëkundjet do të jenë me magnitudë nën 3 të shkallës rihter.