Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar dhe gjatë mesnatës. Paslëkundja më e fortë ka qenë 4.8 e shkallës Rihter, ndërkohë që ato kanë vijuar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit.
Paslëkundja më e fundit ka qenë 3.4 dhe u ndje rreth orës 7:50. Paslëkundjet sipas sizmiologëve janë normale dhe se nuk ka nevojë për panik tek qytetarët.
