Gjykata e Faktit në Korçë ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për tre adoleshentë që akuzohen për vjedhje në bashkëpunim të një  sasie lekësh në katedralen e qytetit. Në këtë gjykatë, në seancën për vlerësim mase sigurie, u vendos që të mbeten në burg shtetasit  Ronaldo dhe Lorenc Berberaj, si dhe R.Sh 15 vjeç.

 

Këta tre persona, janë të akuzuar për vjedhjen e katedrales, ngjarje kjo e ndodhur në datën 2 shtator.

 

Dy të rinj të tjerë nga qyteti I Korçës, janë në kërkim nga policia për këtë vjedhje të objektit të kultit ortodoks.

 

Dy ditë pas ngjarjes, u arrestuan dy persona të tjerë si autorë të dyshuar të vjedhjes së katedrales, por ata u lanë të lirë për mungesë provash me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës të dielën kur u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re