Struktura e re e policisë e cila pritet të zbatohet këtë muaj, ka krijuar pakënaqësi brenda rradhëve të uniformave blu. Janë disa struktura të Policisë si FNSH, Renea, por edhe komisariate që janë ankuar pranë Sindikatës sëë Policisë pasi sipas tyre struktura e re u ka hequr gradat të cilat i kanë fituar në bazë të rregullave.

 

Kreu i kësaj Sindikate shprehet se urdhëri i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi është absurd, pasi bie ndesh me vendimin e qeverisë.

 

SADEDIN FISHTA

SINDIKATA E POLICISE

Në këto struktura kur është bërë pasqyra përmbledhëse ka vendosur qëe ndihmës specialistët e një reparti gradën e ka vendosur inspektor, ndërkohë që sipas vendimit të qeverisë duhet të ishin vendosur 3 gradat. Është në shkelje të vendimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të japë gradat punonjësve të policisë në përputhje me vendimin. Nuk ka pse jep me urdhrin e ministrit. Vendimi e thotë që përfitohet me 3 grada, ministri e ka lënë me 1 gradë. Nuk është ministri që del mbi vendimin. Kjo është absurde.

 

Problemi i gradave qëndron kryesisht tek inspektorët. Kjo sepse struktura e re ka vendosur që në një repart të gjithë të jetë të gradës inspektorë të thjeshtë dhe jo i nivelit të parë apo të dytë. Kjo sipas Fishtës është shkelje që ndikon edhe në uljen e pagës sidomos për efektivët që kanë mbi 15 vite punë.

 

Përderisa ligji ka vendosur 3 grada, ka vendosur hierkinë. Ai nuk mund të njësohet njëlloj me një që sapo mbaron kursin bazë të policisë dhe të barazohet me atë me një efektiv që ka mbi 15 vite punë në forcat speciale. Edhe për dinjitetin që kanë këto forca nuk mund të barazohen dhe të lihen me gradën inspektor i thjeshtë në një kohë që fondi për këto paga është dhënë nga qeveria që kur ështëm iratuar ligji edhe vendimi.

 

Me heqjen e gradës së inspektorit të parë dhe të dytë, efektivëve do t’iu ulet paga mujore përkatësisht 5 mijë dhe 3 mijë lekë të reja në muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re