Lemza është kontraktimi i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësira e laringut që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërcor i aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit duke ndihmuar mushkëritë që të zgjerohen, shkruan .

Truri
Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga një infeksioni i një pjese të trurit ose të sistemit nervor qendror. Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut, veshkave, zemrës, mushkërive. Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejt ose i avashtë. Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje. Mënyrat e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku janë të shumta sidomos për rastet ku nuk paraqet probleme anësore. Kështu këshillohet që kur të zë lemza dhe nuk të ndërpritet për një kohë të gjatë duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin që ta ndalojë lemzën si përshembull me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.

Mënyrat
Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një copë akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

Fëmijët
Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Një mënyrë tjetër shtëpiake është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë. Për rastet kur lemza kthehet në problem kronik është e domosdoshme këshillimi me mjekë specialistë, dhe pas kësaj kryerja e analizave të duhura për të kuptuar se përse shkaktohet lemza. Të dhënat tregojnë që në rastin kur një person e zë lemza për më shumë se shtatë ditë me radhë dhe kryesisht kjo ndodh pasi të ketë konsumuar ushqim, atëherë ai mund të ketë probleme me stomakun. Po kështu në rastin kur një person e zë lemza vazhdimisht për disa ditë me radhë, paradite, pasdite, në mëngjes etj, atëherë problemi i tij mund të jenë veshkat, gurët në tëmth etj.

Këshilla
1-Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut
2-Po ashtu lemza e vazhdueshme në shumë raste është tregues i shqetësimeve të veshkave, zemrës, mushkërive.
3-Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejt ose i avashtë.
4-Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje, është tregues sëmundjesh.
5-Lemza mund të ndalohet duke pirë një gotë ujë ose duke ngrënë një lugë sheqer.
6-Edhe faktori psikologjik arrin që ta ndalojë lemzën si përshembull me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
7- Për të evituar lemzën mund të vendosni në qafë një copë akulli.
8- Duhet të vendosni në bark një borse akulli, të gudulisni hundën për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

Shkenca
Lemza dy mënyra, e ngadaltë dhe e shpejtë
Sipas të dhënave mjekësore shfaqja e lemzës është në dy forma, e ngadaltë dhe e shpejtë. Në rastin e parë bëhet fjalë vetëm për një bllokim të oksigjenit, ndërkohë që në rastin e dytë lemza përveçse e shpejtë është edhe e shpeshtë dhe gjithmonë paralajmëron një sëmundje, veshkash, stomaku, gurët në tëmth etj.

Lemza, tregues i tretjes së keqe
Në rastet më të shpeshta lemza është tregues i tretjes së keqe dhe mosfunksionimit të stomakut në mënyrë të duhur. Pikërisht për këtë arsye mjekët këshillojnë që darkat të jenë sa më të lehta, me pak yndyrë dhe ushqime që kërkojnë kohë për tu tretur. Në këtë mënyrë i vjen në ndihmë edhe stomakut i cili nuk mbingarkohet.

Lemza edhe tek të porsalindurit
Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që tia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Një mënyrë tjetër shtëpiake është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje.3 sëmundje mund të paralajmërojë lemza në rastin kur ajo është e vazhdueshme, bëhet fjalë për stomakun, veshkat dhe mushkëritë.8 këshilla japin mjekët specialistë për të gjithë ata pacientë që i zë lemza në mënyrë të vazhdueshme, por në të gjitha rastet ata duhet të drejtohet te specialisti.6 mënyra shërbejnë për të ndaluar lemzën, duhet pirë një gotë ujë, të hahet një lugë sheqer, të vendoset një borsë akulli në borsë, të gudulisni hundën për të provokuar teshtimën, etj.45 vjeç është mosha kur pacientët kanë më shumë probleme me lemzën e vazhdueshme, pasi gjithmonë në këto raste ajo paralajmëron një sëmundje të organeve të brendshme./kosovapost.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko