Integrimi i lëndës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që në klasë të parë është pritur me shumë interes nga nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet. Këtë risi në vitin shkollor 2022-2023 ata e kanë përqafuar që ditën e parë dhe kjo lëndë për shumicën prej tyre është e preferuara.

Secili prej fëmijëve ka pajisjen e tij kompjuterike në laboratorin e TIK-ut, ku çdo gjë nis nga A-ja, duke përfshirë mbajtjen e mausit, shkrimin e emrit apo fjalive dhe pikturimin.

 

GAZETAR: E ke pasur të vështirë ti përdorësh apo jo?

 

FËMIJË

1-Jo fare, mausin nuk e dija pak.

2-Mua më shumë më pëlqen TIK-u se është me kompjuter. Kam mësuar të ngjyros, me këto shkruaj emrat.

3-Më pëlqen shumë  se nuk kam mësuar herë të tjera të punoj me kompjuter.

4-Kam mësuar të pikturoj, të lëviz mausin.

 

GAZETAR: A është informatika lënda jote e preferuar?

 

FEMIJE: Po

 

Sanda Roqi, mësuesja e Teknologjisë në këtë shkollë tregon se gjithçka ka ecur mirë nëpërmjet programit të përshtatur për ciklin fillor. Ajo pranon se memorizimi i termave dhe koncepteve kërkon më shumë angazhim.

 

SANDA ROQI

MËSUESE E TIK, SHKOLLA “DËSHMORËT E LIRISË”

 

U prit shumë mirë nga nxënësit, prindërit dhe ne mësuesit. Ata mezi presin që të vijë ora që të vijnë në laborator, temat janë thjeshtësuar se duhet të marrin bazat në këtë lëndë. Kanë pak vështirësi në memorizimin e koncepteve të reja se janë dhe në gjuhën angleze.

 

Mësuesja Roqi shton se lënda përfshin edhe metoda argëtimi, ndërkohë që nënvizon se nuk bëhet vlerësim si në lëndët e tjera.

 

SANDA ROQI

MËSUESE E TIK, SHKOLLA “DËSHMORËT E LIRISË”

Ka aktivitete që zhvillohen jashtë në oborr, ka nga ato që zhvillohen në klasë. TIK-u i klasës së parë është një lëndë me zgjedhje dhe nuk ka vlerësim. Mund të themi që ata janë mirë në përdorimin dhe zhvillimin e lëndës.

 

“Dëshmorët e Lirisë” është një nga 100 shkollat ku ka marrë jetë projekti pilot për lëndën e Teknologjisë në klasë të parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re