Përmbyllet me sukses trajnimi i 100 mësuesve të lëndës së TIK për klasat e para nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës së teknologjisë së informacionit.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi morën pjesë në një orë trajnimi të këtyre mësuesve, të cilët japin për herë të parë lëndën e TIK-ut për klasat e para në 100 shkolla. Pas këtij trajnimi, këta mësues do të japin kontribut edhe për trajnimin e mësuesve të tjerë në të gjithë vendin.

 

Ministrja Kushi ka falënderuar Fondin Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit për mbështetjen në realizimin me sukses të këtij programi.

 

Këtë vit shkollor në 100 shkolla të vendit lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nis që në klasë të parë, si një projekt pilot, për tu zgjeruar më tej në të gjithë Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re