Një 25-vjeçare është arrestuar këtë të diel nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Magnum”.

E reja u vu në pranga në flagrancë , teksa gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi. Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së saj u gjet një armë zjarri pistoletë.

Në kërkim nga policia janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë.

Operacioni u finalizua Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re