Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy të rinj, 20 dhe 22 vjeç, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin, blutë e Kavajës gjetën disa doza kanabis, si dhe dy shkopinj bejsbolli.

 

Policia njofton se ka sekuestruar armët e ftohta e kanabisin, së bashku me automjetin.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re