Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Një 25-vjeçar banues në Elbasan, u vë në pranga pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis.

45-vjeçari, banues në Lushnje, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, ndërsa një 347 vjeçar banues në Fier është shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin , 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin ., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin , 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re