Skip to content

Lëndë plasëse në një banesë në Vlorë, zbulohet përpara shpërthimit

Shpërthimet me lëndë plasëse janë tashmë një fenomen që nuk po ndalet pavarësisht se Policia Kriminale ka nisur hetime në rrugë operative në disa zona që i konsideron “të nxehta”. Rreth orës 15.00 të kësaj të enjteje një sasi eksplozivi është gjetur pranë një banese në Vlorë.

Ende nuk ka të dhëna të plota nga Policia, por deri më tani informacioni bën fjalë se banesa në afërsi të së cilës ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me inicialet G.H.

Policia nuk jep të dhëna, duke pretenduar se ende është në veprim e sipër të kryerjes së procedurave për të parë lidhjen e pronarëve të shtëpisë me autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.

/shqip