Për lëndimin e deputetëve të opozitës gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e dënon duke thënë se hedhja e gazit toksik është akt kriminal.

“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.

Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shprehet Berisha.

Ndërsa Belind Këlliçi shprehet se ‘dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë’.

Këlliçi në postimin e tij në Facebook, ka postuar dhe foton e një efektivi për të cilin thoyë se me urdhër politik ‘goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike’.

Ndër të tjera ai zotohet se përgjigjen e merituar do ta japin në protestën e radhës.

Postimi i Këlliçit:

Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!

Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re