Dietologia Ashley Amaral, nga Banner – Qendra Mjekësore Universitare Phoenix, tregon nëse mendon ia vlen t’i kushtohet vëmendje lëngut të selinos.
“Besohet se lëngu i selinos përmirëson tretjen, eliminon fryrjen, kontrollon sheqerin në gjak dhe ul inflamacionin. Selino është 95% ujë dhe përmban lëndë ushqyese thelbësore, si folat, kalium, magnez dhe vitaminë K”, tha Amaral. “Por kjo nuk do të thotë se është me e mirë se lakra jeshile apo spinaqi.”
Ende nuk janë kryer shumë studime për një pamje të plotë të përfitimeve të selinos në krahasim me ushqimet e tjera, të tilla si avokado, boronicat ose vaji i ullirit. Gjithashtu nuk ka asnjë rekomandim dietik në lidhje me sasinë e selinos që një individ duhet të konsumojë.
Të mirat e pirjes së lëngut të selinos
Për shkak të përbërjes së tij elektrolitike, lëngu i selinos mund të ndihmojë me funksionin antioksidues dhe inflamacionin, veçanërisht për atletët që kërkojnë një pije alternative natyrore.
“Lëngu i selinos ka shumë më pak kalori dhe nuk ka sheqer të thjeshtë.” shtoi Amaral.
Disavantazhet e pirjes së lëngut të selinos
Sasi të mëdha të lëngut të selinos mund të ndërhyjnë në marrjen e jodit dhe mund të rezultojnë në një gushë (tiroide e zmadhuar), veçanërisht për ata që kanë një problem të njohur të tiroides.
“Lëngu i selinosë gjithashtu mund të ndërhyjë me medikamente të caktuara, kështu që gjithmonë konsultohuni me mjekun përpara se ta konsumoni”, tha Amaral.
Pra, cila është përgjigjja përfundimtare: A është lëngu i selinos një opsion i shëndetshëm?
Nuk është i dëmshëm konsumimi i lëngut të selinos si pjesë e një modeli të të ushqyerit të shëndetshëm, por nuk duhet të zëvendësojë marrjen e përditshme të frutave dhe perimeve të tjera.
“Do të ishte më e dobishme të kombinonim selinon në një smoothie të përzier me fruta dhe perime të tjera për të marrë përfitimet e plota të lëndëve ushqyese”, rekomandoi Amaral./healthcareblog