Ushqimet dhe pijet jeshile janë shumë të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit.

Stina e pranverës shoqërohet me perime shumëngjyrëshe , sidomos me barishte dhe fruta. Ndër barishtet më të mira për shëndetin është pazia.

Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera.

Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin.

Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut, parandalon sëmundjet e zemrës, rrit dendësinë kockore, detoksifikon organizmin dhe forcon shëndetin e trurit.

Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6.
Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër.
Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin.

Pazia mund të kombinohet shumë mirë me lulerradhiqen, majdanozin, selinonë, mollën, kastravecin e shumë të tjera për marrjen e një lëngu të shkëlqyer për trupin dhe trurin.

Si të Përgatisni Lëngun e Pazisë, Majdanozit dhe Lulerradhiqes.
Për këtë çaj ju nevojiten:
• 2-3 gjethe pazi,
• 1 grusht me lulerradhiqe,
• 1 tufë e vogël majdanoz,
• 4-5 kërcenj selinoje,

• 1 kastravec,
• 1 mollë jeshile,
• 1/2 limon
• 1 copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja e Lëngut Jeshil:

Për përgatitjen e këtij lëngu, në shtrydhëse fusni barishtet dhe erëzat e para e më pas frutat dhe perimet më të forta.
Lëngu duhet pirë menjëherë sa është i freskët.

Ai është shumë i shëndetshëm, sidomos në kohë virozash.
Ky lëng i jep fuqi imunitetit, përmirëson qarkullimin e gjakut, mbron rrugët e frymëmarrjes dhe për më tepër përmirëson ndjeshëm tretjen

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re