Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas lënien në burg të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerin ku shprehet se në dosjen hetimore të këtij të fundit mund të ketë tentativa për falsifikime, lidhur me akuzat për blerje votash.

Në një reagim për mediat, OMONIA Himarë thekson se “Çdo tentative apo veprim i bërë nga organet e drejtësisë me qellim manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”.

Reagimi i plotë:

OMONIA Himare shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësim për falsifikimet e bëra ne dosjen hetimore te Fredi Belerit si edhe vijim e tyre edhe ditët e fundit.

Çdo tentative apo veprim i bërë nga organet e drejtësisë me qellim manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Ditët ne vijim opinionit publik do ti vihen ne dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkrete qe janë përfshire ne falsifikim si edhe rrethana te tjera tepër te renda qe implikojnë segmente te policisë se shtetit dhe drejtësisë ne këto akte te pa precedentë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re