Ekspertën e Repartit Zjarrëfikës dhe policisë së Beratit,pas kqyrjes së banesës së shkrumbuar nga flakët e zjarrit në lagjen “Muzakaj” ku u dogjën babë e bir,dolën në përfundimin se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike nga furnela me korent për ngrohje.

Sipas ekspertëve,ka qënë masa e shkaktuar në rrjetin elektrik nga furnela për ngrohje e harruar në prizë ajo që solli edhe rënien e zjarrit të menjëhershëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e 61-vjeçarit Jani Vangjeli,në lagjen “Muzakaj” në qytetin e Beratit.

Si pasojë e zjarrit të rënë,shtëpia u shkrumbua totalisht dhe u shemb,duke zënë brenda babë e bir: Jani e Mateo Vangjeli,përkatësisht 61 dhe 37 vjeç,të cilët u gjetën të djegur në rrënojat e banesës pas disa orë kërkimesh nga repartet zjarrëfikëse dhe policia. Ekpertiza ka nxjerrë edhe dëmet e shkatuara në dy banesat përreth banesës së shkrumbuar të familjes Vangjeli,ku rezultojnë të djegura mure dhe disa orendi shtëpiake.

Arkmortet e dy viktimave të kësaj tragjedie,babë e bir,Jani e Mateo Vangjeli janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit,në varrezat e Suelasit. Në banesën e shkrumbuar jetonin vetën dy viktimat e tragjedisë dhe djali tjetër më i vogël se Mateau, Krios Vangjeli,i cili ndodhet në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin për tentativë vrasjeje,me dashje./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re