Lenovo prezantoi katër tabletë të rinj Android nën linjën e saj Tab 4.
 
Tab 4 8, Tab 4 8 Plus, Tab 4 10 dhe Tab 4 10 Plus janë prurjet më të fundit të kompanisë në botën e tabletëve. Të gjithë vinë me Android Nougat.
 
Lenovo Tab 4 10 Plus

Ekran 10.1 inç Full HD
Procesor Qualcomm Snapdragon 625 me tetë bërthama
Deri në 64GB memorje të brendshme
Deri në 4GB RAM
8 megapiksel kamër të pasme dhe 5 megapiksel kamër frontale

 
Ky tablet është më i fuqishmi i prezantuar nga Lenovo. Vjen me grafika Adreno 506, dy bokse me Dolby Atmos, bateri 7,000 mAh, portë USB-C dhe kushton 279 dollar.
 
Lenovo Tab 4 10

Ekran 10.1 inç 1280×800
Procesor Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
16GB memorje të brendshme
2GB RAM
8 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel frontale

 
Është një tablet buxhetor dhe alternativë dytësore e variantit Plus. Ai është më i madh por më i ngadaltë, ekrani është më i dobët ndërsa i mungon një skaner i shenjave të gishtërinjve.
 
Lenovo Tab 4 8 Plus

Ekran 8 inç Full HD
Procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama
Deri në 64GB memorje
Deri në 4GB RAM
8 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel frontale

 
Tab 4 8 Plus është një version më i vogël i Tab 4 10 Plus me specifika identike. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është i integruar në butonin e ndezjes. Bateria ka kapacitet prej 4,850 mAh.
 
Lenovo Tab 4 8

Ekrani 8 inç 1280 x 800
Procesor Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
16GB memorje
2GB RAM
5 megapiksel kamër e pasme, 2 megapiksel frontale

 
Ky është tableti më pak i fuqishëm nga e gjithë linja dhe me shumë gjasa do të donit ta shmangnit. Ky harduer do të ishte i mirë në 2011-ën por jo sot, shkruan PC World.al.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re