Leonardo Di Caprio , një ndër aktorët më të famhëm të Hollivodit ka reaguar publikisht në mbrojtje të Lumit Vjosa.

Përmes një dalje publike në rrjetet sociale, aktori thotë se në një prej vendeve më të varfra në Europë do të ndërtojë një hidrocentral në këtë lumë.

Aktori gjithashtu thekson dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimit të ujit.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet
në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një
projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga
vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve
përgjatë rrjedhës së saj.

Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit.
Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por
ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen
kimike të tyre”, shkruan DiCaprio.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re