Kompozitori Gjergj Leka është prekur thellë nga ndarja nga
jeta e “bilbilit” të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Në një lidhje
telefonike për “News24”, Leka e krahasoi Pagarushën me Vaçe Zelën, duke thënë
se i ka krijuar të njëjtën ndjesi, si kur u nda nga jeta Vaçja.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=468-S-jPvRU?feature=oembed&w=640&h=360]

Sipas tij, ky lajm e ka lënë pa fjalë, pasi Nexhmije
Pagarusha na mësoi motivin e muzikës shqiptare dhe si të këndojmë shqip, gjë e
cila, sipas tij, i mungon sot muzikës shqiptare.

“Lëre, na la pa fjalë. Janë ato lajme që nuk e di, nuk kam
fjalë. Të njëjtën ndjesi kemi pasur të gjithë artistët, kur u nda nga jeta Vaçe
Zela e madhja, këto ishin dy ikonat që na kishin mbetur. Është humbje shumë e
madje, edhe pse e dinim me kohë, që vuante nga një sëmundje jo e mirë. Lajm i
papritur. U takova me të, takuam shumë momente. Ajo që të bënte përshtypje,
ishte siç thotë që njerëzit e mëdhenj janë të thjesht. Edhe kur i kërkoje një
këshillë, sa ëmbël këshillonte. Nuk do ta harroj kurrë.

Nexhmije Pagarusha është artisja më shqiptare e artistëve.
Në të gjithë këngët që na la, mbizotëron motivi shqiptar. Problemet sot që kemi
me muzikën sot është pikërisht ky, mospasja e motivit shqiptar. Pagarusha na
mësoi të gjithëve si duhet bërë muzikë dhe si duhet kënduar shqip.

Ishin dhe do mbeten ikonat e këngës shqiptare Pagarusha dhe
Zela. Rrinin gjithë kohës bashkë, i shikoje gjithmonë me atë buzëqeshje dhe me
një respekt të habitshëm për njëra-tjetrën. Ishin në radhë të parë njerëz me
një zemër të madhe. Do mundohem që nesër në programin “Na ishte një herë
muzika” të bëj një portret për Nexhmije Pagarushën”, tha Gjergj Leka.

(BalkanWeb)

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re