Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetin e tij social, pasi këta të fundit janë ankuar rreth publikimit të skandalit të rrogave. Ndërsa Rama pa të keq ua ka kthyer se deri tani rrogat ishin më të larta nga çfarë kanë qenë pa folur për hendekun mes të punësuarve.

Referuar administratës e rrogave të tjera të ‘këshilltarëve’ që janë bërë publike, një prej tyre e ka pyetur se pse shpenzohen ato shifra. Ndërsa Rama, duke iu shmangur pyetjes shkruan thjesht se janë rrogat e privatit.

“Përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”- shkruan një prej tyre.

“Rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit,”- ia kthen Rama.

“Si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë,”- shkruan një tjetër komentues.

“Të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42,”- ia kthen Rama duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.

“Lëri budalliqet por jepu përgjigje shqiptarëve për këtë që u ke bërë me daljen e të dhënave personale,”- vijon një tjetër komentues.

“Qetësohu dhe mendohu sepse është shumë kuptimplotë kjo histori,”- shkruan Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re