Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit lëshon tre urdhër-arreste për tre emra shumë të njohur për drejtësinë dhe publikun e gjërë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, këta të tre kanë lidhje me atentatin e bërë një biznesmeni po të njohur të ndodhur mes viteve 2004-2005.

Njëri prej personave të përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit qëndron pas hekurave, ndërsa dy të tjerët janë dy ish-të dënuar, të lënë të lirë tashmë nga policia.

Për atentatin ndaj biznesmenit dhe urdhër-arrestet pritet që SPAK dhe Polica e Shtetit të dalin në një konferencë të posaçme për shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re