Zëvendëskryeministri bullgar Valery Simeonov ka dhënë dorëheqjen pas javësh protesta kundër tij, për shkak të një deklarate mbi aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

Ai i quajti ata si “gra që çiren” duke spekuluar me fëmijët e sëmurë.

“Unë jam duke dhënë dorëheqjen për shkak të fushatës së vazhdueshme në media kundër meje. Kjo fushatë poshtëron dinjitetin dhe autoritetin e qeverisë dhe është bërë një pengesë për funksionimin normal të saj. Kjo është diçka që unë nuk mund të përballoj”, tha Simeonov.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ia pranoi menjëherë.

Ngjashëm ka ndodhur së fundi dhe në politikën e Tiranës, ku kryebashkiaku Veliaj ka përdorur stigmën “shpellar”, si reagim ndaj protestave të banorëve të “Astirit”. Por këtë jua adresuar përfaqsuesve të politikës, ndonëse protestuesit e kanë marrë si një epitet fyes për ta. Megjithatë, kjo pjesë nuk ka provokuar protesta.  

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re