Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 2 mjejë, të cilët në këmbim të lekëve lëshonin rekomandime për pacientët, pa i vizituar ata.

 

Ata akuzohen për për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

-S. D., 34 vjeç, banuese në Durrës, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si Mjeke e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, ka pajisur me rekomandim mjekësor një pacient (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), i cili as nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës që mbulon me shërbime, qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja;

 

-G. G., 51 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka plotësuar një dokument për përcaktimin e diagnozës mjekësore të një pacienti (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), në këmbim të shumës së parave 5000 lekë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re