Qytetarët e Letonisë, Maltës dhe Sllovakisë filluan të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të shtunën, duke u bashkuar me votuesit nga Britania e Madhe, Holanda, Irlanda dhe Republika Çeke, të cilët vituan në dy ditët e fundit.

Nga e enjtja deri të dielën, pothuajse 418 milionë njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian mund të shprehin zërin e tyre në një nga zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë.

Pas zgjedhjeve, fillon një cikël i ri politik në BE-së, i cili përfshin ndryshimin e drejtimit në institucionet më të rëndësishme evropiane. Gjithashtu, zgjedhjet vijnë në kohën e daljes së planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë dhe brenda.

Sondazhet kanë treguar se populistët e djathtë, të cilët mund të fitojnë shumë vota, potencialisht mund të rrezikojnë vendimmarrjen në BE në pesë vitet e ardhshme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e BE-së është zakonisht e ulët.

Malta është një rast specifik në BE ku edhe 16-vjeçarët mund të japin votën e tyre në zgjedhje. Gjithashtu, Malta mund të mburret me një nga daljet më të mëdha për BE-në, pothuajse 75 përqind në 2014, edhe pse votimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, siç është rasti në disa shtete anëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re