Skip to content

Letra “adoleshente” e Trump për Erdogan, Ankaraja: u hodh në kosh plehrash!

109266978 63a407a6 303d 4cb3 a990 6f4a570b6e10

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e hodhi letrën e presidentit amerikan Donald Trump “në kosh plehrash”, i kanë thënë burimet qeveritare turke BBC-së.

Në letrën e datës 9 tetor, e cila iu dërguar Erdogan nga Trump dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, Trump i shkroi homologut turk: “Mos u bëj tip i ashpër. Mos u bëj budalla!”

Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave seperatiste të drejtuara nga disa grupe të jashtëligjshme kurde.

Letra më tej thoshte: “Le të punojmë bashkë për një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – por do të më duhet ta bëj”, shkroi Trump në letër.

“Historia do t’ju mbaj mend për mirë nëse e kryeni këtë detyrë në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Nëse jo, do t’ju shikojë si djallin”, thuhet në letër.

Me rastin e publikimit të saj, gazetarët amerikan ishin në dilemë nëse do të duhej të raportonin për të, pasi frikësoheshin se ishte një lajmi rremë apo një rreng humoristësh.

Niveli i gjuhës i përdorur në letër nuk i ngjan aspak një diplomacie, dhe mediat amerikane, pasi e konfirmuan vërtetësinë e saj, e publikuan së bashku me vërejtjet për “adoleshencë politike”.