TIRANË- Nga kafazi i hekurt ku doli sot për të kërkuar sërish hapjen e dosjes së shekullit, Izet Haxhia i ka befasuar të gjithë. Ndërsa kërkoi të përballet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Haxhia i bëri një propozim të hapur të dashurës së tij, Franca.

Ata të dy u ndanë fizikisht kur Haxhia vendosi të kthehet në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë, por me sa duket dashuria që ndjen për Francën, është aq e madhe sa ka vendosur ta propozojë live, nga kafazi i hekurt teksa ndodhej në Gjykatën e Kriemve të Rënda.“Të dua pafund, të dua përjetë! A pranon të martohesh me mua? Jam shumë i dashuruar me ty”,- shkruan Izeti me gërma kapitale e me ngjyrë të kuqe në një letër, një kopje të së cilës ka siguruar edhe “BalkanWeb”.

(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re