Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka sjellë në vëmendje pas dy vitesh letrën e ish-presidentit Ilir Meta drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se për dy vjet “Kuvendi ka qenë duarlidhur, si peng i Ramës”.

“Parlamenti i marrë peng nga Edi Rama dhe i drejtuar nga një marionete si Nikolla, nuk ka bërë edhe sot e kësaj dite as edhe një veprim të vetëm në reflektim të këtij dokumenti shtetëror shumë të rëndësishëm”, shkruan deputeti.

Vasili e ka cilësuar letrën e Metës një demaskimi institucional të veprimtarisë thellësisht antishtetërore të Edi Ramës dhe si akti më i rëndë kundër interesave kombëtare të vendit.

Reagimi i plotë i Vasilit

Letra e Presidentit Meta per detin 140 deputeteve, dy vjet me pare dhe Kuvendi duarlidhur, si peng i Rames!

Thuajse dy vjet me pare ish Presidenti Meta ju drejtuar te gjithe deputeteve te Parlamentit shqiptar me nje leter tronditese per çeshtjen e kufijve detare me Greqine.

Eshte pa asnje dyshim dokumenti me i forte dhe me i rendesishem me te cilin ndonje  President i eshte drejtuar ndonjehere Parlamentit ne te gjithe historine e Pluralizmit.

Kjo leter ishte demaskimi institucional i veprimtarise thellesisisht antishteterore te Edi Rames lidhur me Marreveshjen per Kufirin detar me Greqine, si akti me i rende kunder interesave kombetare te vendit  i ndodhur ndonje here qe nga pavarsia e Shqiperise ne 1912.

Parlamenti kuisling i marre peng nga Edi Rama dhe i drejtuar nga nje marionete si Nikolla nuk ka bere edhe sot e kesaj dite as edhe nje veprim te vetem ne reflektim te ketij dokumenti shteteror shume te rendesishem, i cili ve Parlamentin perpara pergjegjesive shume te medha, qe lidhen me integritetin teritorial  dhe interesat kombetare te Shqiperise.

🟦   Ja disa nga faktet, që gjenden në Letrën historike të Presidentit drejtuar deputetëve ne korrik te vitit 2022.

📌  “Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeministrit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territorialë të palës Greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjinë negociatore të palës shqiptare”,

📌   “Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdolloj forme”.

📌   “Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta”.

📌    “Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve”.

📌     “Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë”,

📌     “Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet”.

📌    “Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata”

PERFUNDIMI!

➖️➖️➖️➖️➖️

▪️Letra e Presidentit Meta eshte aty ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne dosjet e 140 deputeteve si nje udherrefyes shume i qarte, objektiv dhe atdhetar per te zbardhur te verteten dhe per te ndalur me çdo instrument shteteror dhe kushtetues te keqen.

▪️Ndaj Kuvendi i Shqiperise dhe çdo deputet jane perpara pergjegjesise shume te madhe shteterore dhe kombetare, qe te mbrojne interesin me te larte shteteror, kufijte e Shqiperise, te cilet kerkon me cdo kusht te shese Edi Rama per interesat e pushtetit personal dhe te pengmarrjes se tij nga faktoret dhe qarqet me te egra antishqiptare.

▪️Strategjia e zeze e Kuvendit rilindas, te marre peng nga Rama qe te heshte totalisht dhe te beje sikur asgje nuk ka ndodhur eshte thjesht dhe vetem nje demostrim i neveritshem i aleances me te keqen dhe kapitullim perpara tradhetise kombetare.

▪️Kuvendi duhet te aktivizoje te gjitha mekanizmat kushtetuese qe disponon per te hetuar, informuar dhe hedhur drite mbi kete veprimtari te rende antishteterore te Kryeministrit.

▪️Ky Kryeministër dhe kjo qeveri kuislinge jane te gatshem te shesin Shqiperine dhe interesin kombetar per te shtyre ditet e tyre ne pushtet.

P.S.Fotot e Letres se Presidentit Meta si kujtese per kedo deputet, qe i ka devijuar misionit te tij per mbrojtjen e interesave te popullit dhe atdheut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re