E ke bezdi të të them e dashur?

Për këtë po të shkruaj një letër duke të shprehur të gjithë
respektin, dashurinë dhe interesin dhe jam e gatshme të të gjendem pranë
në çdo moment.

Nuk me ke kërkuar deri tani asnjë këshillë, mbase nuk ke nevojë por
ka disa gjëra që dua të të them. Para se të rrotullisësh sytë dhe të
injorosh fjalët që kam shkruar të lutem merri në konsideratë

Jam unë ajo që e kam rritur burrin tënd dhe e njoh shumë mirë, jam
ende e martuar me babanë e tij kështu që dua të dish se kam përvojë në
këtë gjë.

Jam shumë e lumtur për ju të dy dhe jam e bindur se martesa do të
jetë sukses i plotë. Unë nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të lumturoj
djalin dhe të sjell stabilitet në shtëpi për nipërit dhe mbesat që do të
kem.

Ka disa parime themelore që dua të ti them dhe mos u çmend me to. Nuk
është i bukur, nganjëherë djali im është manipulator por ai ra në
dashuri me ty.

Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty. Të lutem mundohu
ta bësh të lumtur e mos ta mërzitësh djalin. Burrat thjesht duan
vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin ti bësh mirë këto, do kesh
një martesë të qetë.

Ai ka jetuar me mua, babain dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe
mund të them që është paksa nevrik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj
qetësinë dhe injoroje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por
ja ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.Ti do jesh princesha e dasmës tënde. Ndërsa dhëndri nuk është dhe aq i
rëndësishëm se si duket, çfarë ka veshur, si po ndihet dhe këto vetëm
një nënë i ndjen e i shikon.

Martesa është bashkimi i dy njerëzve duke e kthyer në marrëdhënien më
të shenjtë në Tokë. Dasma nga ana tjetër është festimi rreth
formalizimit tuaj dhe shpalljes publike të dashurisë dhe angazhimit.Dasma do jetë dita më e lumtur e jetës tënde por mos i bëj gjërat vetëm
sipas planeve të tua. Dëgjoje njëherë se çfarë dëshiron edhe dhëndri.

Ai vjen nga një familje që e do muzikën dhe festat. Ne të gjithë
shpresojmë të gëzojmë në festën e jetës së tij. Di të kërcesh Tangon?
Duhet ta mësosh se ne e kemi traditë… Në gjithë këtë, ti fitove pasi më
zhvendose zyrtarisht nga të qënurit gruaja më e rëndësishme në jetën e
djalit tim.

Mos më beso po deshe, po kanë kaluar vite që jam munduar të rris një
djalë me kulturë, me vizion, me ide. Nuk do të të shpall luftë, unë e di
vendin tim dhe do bëj çmos për të të respektuar. Duaje burrin tënd, më
shumë se kushdo. Por edhe familjen mos e harro.

Djali im do të të trajtojë si princeshë, se mbretëreshë jam vetë. Po e
mbyll letrën se besoj që mësove shumë gjëra. Të pres në altar me
dashuri… Vjehrra jote ose më mirë shoqja se nuk dua të dukem si e
moshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re