Avokati i Milan Radoiçiçit, biznesmenit kontrovers dhe tashmë nënkryetar në largim të Listës Serbe, Goran Petronijeviç, ka lexuar sot një letër në të cilën klenti i tij kriminel ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e një sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës në afërsi të Banjskës.

Avokati e ka lexuar nga letra e Milan Radoiçiçit për publikun.

Unë, Milan Radojiçiç, i lindur në Republikën e Serbisë, për shkak të spekulimeve të shumta që janë shfaqur, ju njoftoj se bashkë me bashkatdhetarët kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohi në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb. Njoftoj të gjithë, që nga Kurti e deri te ndihmësit e shumtë të huaj, se kam përgatitur personalisht gjithçka që ka ndodhur. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as qeverinë e Serbisë, as nuk kam marrë ndihmë prej tyre sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, ka lexuar avokati nga letra e Radoiçiçit.

Ai shton se për këtë akt vendosi pasi “metodat e rezistencës” nuk dhanë rezultatet e dëshiruara.

“Për shkak të respektimit të arsyeve politike, qetësimit të situatës, ne jemi tërhequr disa herë sepse na është thënë se në këtë mënyrë do të kontribuojmë në deeskalim dhe se KFOR-i do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb. Megjithatë, pala tjetër qetësimin tonë të situatës nuk e ka perceptuar si vullnet të mirë, por si dobësi. Si rezultat, aktivitetet e forcave të Kurtit, të cilat pushtuan ilegalisht veriun e Kosovës, u shtuan dita ditës. Thjesht, të gjitha metodat e rezistencës së deritanishme nuk kanë rezultuar me ndonjë përmirësim të jetës, por me intensifikimin e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në një atmosferë të tillë vendosa të veproj”, thuhet në letër.

Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll TV Espanola, presidenti Vuçiç, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç, transmeton Euroneës.

Ai vuri në dukje se Listën Srpska e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë njësoj. Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

Megjithatë, as Vuçiç e as vasali i tij kriminel Radoiçiç nuk ofrojnë asnjë fakt se ku qeverisja Kurti po i bie në qafe në popullsisë serbe në Kosovë, cilët janë treguesit dhe cili ëstë bilanci i dhunës së pretenduar nga Beogradi.

Nëse do qe kështu, do dilte vetë populli serb të protestonte, kudo jeton në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur e as po ndodh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re