Mësuesja nga Shkodra Liljana Luani ka treguar tek “Ka një mesazh për ty” në TV Klan, për përvojën e saj në ndihmë të fëmijëve që nuk frekuentojnë shkollën për shkak të ngujimit nga gja kmarrja. Vullnetarisht prej disa vitesh ajo u vjen në ndihmë familjeve nga zonat e thella të Dukagjinit duke shkuar shtëpi më shtëpi për të mësuar fëmijët në moshë shkollore.

Në pamundësi për të ardhur personalisht në studio, njëri prej këtyre
nxënësve i ka dërguar një letër falenderimi mësuese Liljanës e cila nuk
ka mundur t’i mbajë lotët. Për të ruajtur privatësinë e tij, fytyra e
djalit nuk është shfaqur në ekran por me sy të përlotur mësuesja është
shprehur “I’a njoh zërin. Ky po përgatitet për provimet e klasës së
9-të. Ka shumë vullnet për të mësuar. Më pret me shumë gëzim kur shkoj.
Po ashtu dhe vëllai i tij. Ky që po fliste ka lindur në gjak. Ka 17 vite
që rri i ngujuar. Ka dalë jashtë vetëm me besë, kur i’a kam mundësuar
unë ose burrat e fshatit. Ka dalë që të shkojë në shkollë por që kohët e
fundit kanë patur dhe një problematikë tjetër që tashmë nuk del më fare
jashtë shtëpisë”.

Në letrën e nxënësit të ngujuar shkruhej:

E dashur mësuese LiliDo të doja shumë që këto fjalë të ti thoja personalisht përpara gjithë
publikut shqiptar. Ti e di që unë jam tip shumë i mbyllur dhe i vetmi
person me të cilin hapem dhe flas, je vetëm ti.

Dua të të falenderoj që ti po bën një sakrificë dhe një punë të pa
lodhur për të më mësuar mua dhe vëllain tim. Ne nuk kemi as televizor e
as radio dhe e vetmja mënyrë për të mësuar se çfarë ndodh jashtë mureve
të shtëpisë je vetëm ti. Sa herë të shoh ty tek dera e shtëpisë mbushem
me gëzim. Ti na fal dashuri njëlloj si nëna jonë. Unë këtë vit mbaroj
9-vjeçaren dhe do doja shumë që edhe gjimnazin ta bëja me ty. Të mësoj
fort e të të bëj ty krenare. Të dua shumë dhe gjithmonë do e tregoj me
krenari që ajo që më bëri të dua librin ke qënë ti se unë kam dashur të
bëhem futbollist. Mezi pres ditën që do vish sërish tek shtëpia jonë. Të
përqafoj…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re