Një letër e shkruar me dorë e Mbretëreshës Elizabeth II ruhet në një nga ndërtesat historike në Australi, në ndërtesën e Mbretëreshës Victoria në Sydney.

Askush nuk di se çfarë shkruhet në të. Mbretëresha kërkoi që ajo të hapej vetëm në 2085.

Që kur Elizabeta II e shlroi letrën në vitin 1986, ajo qëndron në një vitrinë xhami brenda zonës së kufizuar në kupolën e ndërtesës, shkruan Express.co.uk.

Ajo që shkruhet në letër është një sekret i ruajtur mirë dhe as asistentët e saj personalë nuk e dinë përmbajtjen e saj. E vetmja gjë që dihet deri më tani për atë letër janë udhëzimet që mbretëresha la për hapjen e saj.

Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhjes suaj, në vitin e Zotit 2085, mund të hapni këtë zarf dhe t’u lexoni qytetarëve të Sidneit mesazhin tim”, thonë udhëzimet dhe letra i drejtohet atij që do jetë drejtuesi i qytetit të madh Australian me fjalët: “I nderuari z. Kryebashkiaku i Sidneit, Australi…”. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re