Skip to content

Letra në BE: Pse s’flitet për krimet e sovjetikëve?

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, i bënë thirrje Bashkimit Evropian të bëjë më shumë në luftën kundër riinterpretimeve dhe shtrembërimeve ruse të historisë.

Në një letër të përbashkët, pesë vende të Evropës Lindore u kanë bërë thirrje institucioneve të BE-së që të marrin rol udhëheqës në ruajtjen e kujtesës historike dhe parandalimin e manipulimit të fakteve.

“Rusia nuk i ka dënuar kurrë krimet sovjetike dhe udhëheqja e saj aktuale toleron hapur dhe madje e mbështet me entuziazëm trashëgiminë sovjetike”, thuhej në letër.

“Është e nevojshme të forcohen përpjekjet në nivel të BE-së për të luftuar përpjekjet e Rusisë për të rishkruar historinë dhe për të përdorur narrativat e regjimeve totalitare në kontekstin e luftës kundër Ukrainës, duke përdorur instrumente ligjore, politike dhe ndërgjegjësuese”, shtohet në letër.

Ndryshe nga krimet naziste, kujtesa dhe njohuritë e krimeve sovjetike nuk e kanë gjetur ende vendin e tyre në mendjet e evropianëve.

“Pa një vlerësim të saktë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës të së kaluarës, ne nuk do të jemi në gjendje të parandalojmë në mënyrë efektive krimet e ardhshme në kontinentin tonë apo të hetojmë krimet aktuale në Ukrainë”, vazhdoi letra.

Rusia nisi luftën kundër Ukrainës gati pesë muaj më parë dhe e justifikoi, ndër të tjera, me synimin gjoja “denazifikimin” e vendit fqinj.

Estonia, Letonia dhe Lituania u pushtuan në mënyrë të alternuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, tre shtetet baltike mbetën pjesë e Bashkimit Sovjetik kundër vullnetit të tyre deri në vitin 1991.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë