Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për shtyp për të sqaruar lidhur me letrën që i ka dërguar në Bruksel, kreut të KE-së.

“Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një televizion në vendin tonë ku bëhej publike letra për zgjerimin gjoja ishte kundër negociatave.

E anonçoi spektakolari TAO TAO dhe iu bë jehonë nga gruaja e Bilalit. Letra ishte për të ndihmuar KE për situatën lidhur me çështjen e KE-së. Kini pak durim! I shkruaj:

I dashuri zoti Komisioner, e mirëpres përkushtimin tuaj për çeljen e negociatave, Mbetem shpresëplotë se vendet anëtare do ta marrin parasysh rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji duke marrë parasysh metodologjinë më rigoroze. Ka mosmarrëveshje për emërimin e Gjykatën Kushtetuese, maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion. Presidenti ka respektuar të gjithë ligjet.

Dhe më pas i parashtroj edhe pikat e ligjit. Kjo është pikërisht ajo që presidenti ka zbatuar me besnikëri,”-u shpreh Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re