Të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë janë gjithmonë e më të zhgënjyer nga e ardhmja e vakët që premtohet nga politikanët tanë.

Në rrjetet sociale po bën xhiron një letër e shkruar nga një i ri nga
Kosova i cili ka vendosur të braktisë Kosovën duke dhënë një mesazh të
fortë për politikanët e korruptuar në vend.

Labinot Gashi nga Drenasi shprehet se nuk është ikje nga qejfi por nga
mllëfi duke shtuar se, as armiku më i madh i Kosovës nuk do ta kishte
menduar se 20 vite pas luftës, vendi do të zbrazej në këtë masë.

Letra e plotë:

Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere.

Une gjate ketyre viteve kam mesuar si te duhet vendi,si te mbrohet vendi
por asnjehere nuk e kisha menduar se do te largohem nga ky vend.

Vend per te cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata,qe une dhe
bashkemoshataret e mi te kemi nje te ardhme me te mire ne vendin tone
dhe mos te largohemi.

Ikja ime por edhe shume te tjereve nuk eshte ikje nga qejfi por eshte ikje nga mllefi.

As armiku me i madh i Kosoves nuk do ta kishte menduar qe 20 vite pas luftes do te zbrazej Kosova kaq shume.

Nuk dua t’ja le fajin politikes por faji mbetet gjithmone tek
populli,sepse ne po u japim hapsire te luajne me ne dhe pastaj te na
vjedhin te ardhmen.

Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere.Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera.

Veç mbane mend bre burra,qe gja ku i deshmoreve ka me ju za, loti i nenave ka me ju vra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re