Mesazhi i qytetares franceze për presidentin e Republikës së Francës. Ajo shpalli publikisht, në tokën franceze, kalimin në Islam. Këtë njoftim nuk e bëri në Republikën e Malit ku ishte e burgosur nga muslimanët!
Ky është mesazhi i zonjës Merjem (Sophia Petronin) drejtuar kryetarit të Francës z. Emanuel Macronit:
z. Macron, paqja qoftë mbi atë që e pason Udhëzimin islam…
Kuptova se jeni befasuar, se si Sophia Petronin, franceze e racës së bardhë me gjakë të pastër, krishtere katolike, ka kaluar në Islam, pas 75 vite kaluar në krishterizëm dhe pas 4 vite qëndrimi e burgosur në mesin e muslimanëve!
Më lejoni t’ua thjeshtësoj disa gjëra…
Zotëri Macron!
Po. Isha e robëruar tek muslimanët!
Megjithatë duhet ta dini! Ata asnjëherë nuk abuzuan me mua. Sjellja e tyre ndaj meje ishte me shumë respekt dhe nderë. Ata më ofruan ushqim dhe pije, madje, përkundër mungesës së burimeve ushqimore për veten, në rend të parë i dhanë përparësi nevojave të mia, duke respektuar maksimalisht privatësinë time.
Askush, në asnjë rast të vetëm, nuk ka paraqitur ndonjë ngacmim verbal apo fizik, nuk janë tallur me besimin tim, me Jezu Krishtin, me Virgjëreshën Mari, paqja qoftë mbi ta, sikur Ju veproni me të Dërguarin Muhamed a. s (paqja dhë mëshira qofshin mbi te).
Nuk më detyruan në Islam. Unë isha ajo që pashë në sjelljet e tyre, se ata janë njerëz që pastrohen me ujë, i luten Zotit pesë herë në ditë dhe agjërojnë muajin e ramazanit.
Zotëri Macron!
Po. Është e vërtetë se muslimanët në Mali janë të varfër, vendi i tyre është i varfër. Nuk e kanë Kullën e Ajfelit, nuk dinë për parfumet tona franceze, por ata janë më të pastër se ne, me trupat dhe zemrat e tyre..
Po. Ata nuk posedojnë vetura luksoze, nuk jetojnë në kullat e larta, por ambiciet e tyre janë mbi retë qiellore, ndërsa besimi i tyre është më i fuqishëm se malet.

Zotëri Macron!
A keni dëgjuar Ju në jetën tuaj ndonjëher leximin e Kur’anit të cilin ata qartazi e përsërisin, në lutjet e tyre, në mengjes dhe mbrëmje?
Recitim i mrekullueshëm! Madje edhe kur nuk e kuptoni se çfarë shqiptojnë, zemra dhe trupi Juaj do të dridhet derisa i dëgjoni se si i shqiptojnë fjalët e Zotit të cilat ata i kanë mësuar përmendësh!
Atëherë kur me vetëdijen tuaj ta ndjeni dhe kuptoni se kjo nuk është bisedë njerëzore, por melodi qiellore që është lëshuar nga Qielli, iu paraqitet Juve, dëshira e papërmbajtur për të kuptuar atë që ata lexojnë, në mengjes dhe mbrëmje, gjatë himneve të tyre qiellore!.
Zotëri Macron!
A keni provuar ndonjëherë në jetën tuaj të lëshoni fytyrën tuaj me respekt për Zotin dhe të ndjeni se si balli prek tokën derisa i përshpëritë Zotit për brengat e veta duke falënderuar Zotin, për mirësitë dhe mirëqenien e Tij?
A keni provuar ndonjëherë afërsinë e Zotit me Juve, dhe afërsinë tuaj me Të?
Zotëri Macroni!
Gratë e tyre janë të zeza si thëngjilli, por me zemra të bardha sikur qumështi.
Bartin veshje të thjeshtë, por në sytë e njerëzve të vet janë më të bukurat e botës. Nuk përzihen me burrat e huaj, e as ata me to. Nuk i sjellin meshkujt e huaj në shtëpitë e tyre në mungesë të burrave. Ato nuk dehen, nuk luajnë bixhoz, dhe nuk bëjnë tradhëti bashkëshortore!
Zotëri Macroni!
Muslimanët atje besojnë në të gjithë profetët e Zotit, madje edhe në profetin e Zotit, Isai a. s. që e duan më shumë se ne, si dhe nënën e tij Marijën (Merjemen), emrin e të cilës e mora për vete, për shkak të dashurisë dhe respektit të madh ndaj saj dhe pozitës së saj.
Zotëri Macroni!
Mund të më pyetni: – si është e mundur që ata ta duan Krishtin më shumë se ne?
Po iu përgjigjem: – Po, ata e duan Zotëriun tonë Krishtin më shumë se ne, sepse vendi ynë ka derdhur gjakun e njerëzve të pafajshëm në emër të Krishtit, ka shkatërruar vendet e tyre dhe ka plaçkitur pasuritë e tyre.
Ne i eksploatojmë dhe përfitojmë nga të mirat e vendeve muslimane, në mënyra të ndryshme marrim haraç nga sundimtarët e tyre, ia imponojmë projektet harxhuese komerciale që nuk ofrojnë zhvillim, përhapim rrebelimin te ta, dhe në fund i shesim arnatim të mbyten mes veti.
Pas gjithë këtyre, ne vazhdojmë t’i trajtojmë si terroristë, paçka se ata janë të vetëdijshëm, se pikërisht ne jemi terroristë, e jo ata!
Përskaj këtyre etiketimeve, ata me mua dhe të mbajturit tjerë janë sjellur sipas moralit të Krishtit që e kemi mësuar në kisha, pa e praktikuar në përditshmëri!
Zotëri Macron!
Në fund….. Nuk doja ta publikoja Islamin tim në Republikën e Malit, në mënyrë që mos të përflitej se në Islam kam kaluar nën presionin e shpatës. Kam vendosur që Islamin tim ta shpalli kur të arrij në tokën franceze, me qëllim që t’ia përcjell mesazhin miliona qytetarëve të Francës dhe Evropës; njëherazi edhe komunitetit krishterë e ateist!
Zotëri Macron!
Ky religjion, Islami kundër të cilit edhe Ju po luftoni ditën e natën, më ka hapur zemrën dhe mbushur mendjen. Nuk jam kthyer të shikoj Francën me magjepsjen dhe bukurinë e saj, më e bukur se sa Mali i varfër. Për më tepër, vendosa që të kthehem përsëri këtu, vetëm pasi t’i thërras familjen dhe më të dashurit e mi në Islam, sepse dua që edhe ata të provojnë ëmbëlsirën që e kam shijuar pas adhurimit të Zotit Një, më të Mëshirshmit dhe Gjithëmëshirshmit, që përveç Tij, Zot, tjetër nuk ka të adhuruar. Me këtë atyre ua dëshiroj të mirën në këtē dhe botën tjetër.
Ju ftoj Juve në Islam. Kështu do ta mbyllni kalkulimin tuaj lidhje me këtë religjion të madh. Mesazhi i të cilit është përcjellur përmes lajmëtarëve dhe të dërguarve nga koha e Ademit, përmes Jezu Krishtit (Isës a. s), e deri te përmbyllja e shpalljeve me të parin e gjithë njerëzimit Muhammedin a. s, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te.
Paqja qoftë me gjithë ata që ndjekin Udhëzimin e Zotit….
Merjem Petronin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re