Skip to content

LETRA/ Veliaj i shkruan Këshillit Bashkiak nga burgu: Merrni mendimin tim para miratimit të projektbuxhetit 2026


Kryetari në detyrë i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është drejtuar me anë të një letre Këshillit Bashkiak ku kërkon që, para shqyrtimit dhe miratimit të projektbuxhetit 2026, të marrin edhe mendimin e tij.

Ju drejtohem në cilësinë kushtetuese dhe ligjore si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, për t’ju kërkuar që, përpara shqyrtimit dhe miratimit, të konsultoni dhe të merrni paraprakisht mendimin dhe vullnetin tim institucional mbi projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026″, shkruan ndër të tjera Veliaj në letrën e tij.

Kujtojmë se, Veliaj qëndron në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, ndërsa në nëntor, kërkesës së Këshillit Bashkiak për të lejuar Veliajn të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen ku u diskutua projektbuxheti 2026, SPAK iu përgjigj  negativisht.