Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm në Universitetin  Bujqësor të Tiranës, i cili ka nisur një proces modernizimi me marrëveshjen e performancës që u nënshkrua me Universitetin BOKU  të Vienës.

Rama e nisi fjalën e tij me batuta me rektorin e UBT, duke thënë se ai vërtet nuk i pëlqen lëvdatat, por kur vijnë nga një demokrat i rilindur janë të mirëseardhura.

Ai më pas shtoi se universiteti është në një moment historik dhe se tanimë janë dhënë 16 milion për ta kthyer këtë universitet në një qendër ekselence.

Rama: Rektori tha që mua nuk me pëlqejnë lëvdatat, është e vërtetë, por kur vijnë nga një demokrat i rilindur janë të mirëseardhura. Sidomos në këtë moment, që është një moment historik për universitetin. Dhe është një nga momentet kur të marrurit me politikë që ka aq shumë siklete dhe të bën të mendosh “c’mu desh që u mora  me këtë punë”, të jep një satisfaksion të jashtëzakonshëm sap pastaj të tjerat i bën hallall.

Eshtë e vërtetë ajo që tha rektori, që para 3 vitesh kishit një situatë të vështirë me rekrutimin e studentëve dhe rektori edhe me një propozim të përbashkët për ministrinë e Arsimit dhe Bujqësisë, ku kërkoi mbështetje për të bindur mua për të ulur mesataren.

Unë isha kundër kësaj ideje, sepse nuk më bënte sens, se për shkak se nxënësin për tregonin më pak interes për të ardhur në Universitetin Bujqësor, mesatarja të ulej poshtë, në mënyrë që këtu të vinin nxënës që duhej paralelisht të hynin në kurse shkrimi dhe këndimi.

I thash rektorit që ne duhet ta bëjmë Universiten Bujqësor atraktiv, duke u ndërkombëtarizuar dhe duke u bashkuar me një universitet ekselente në Evropë. Që ky universitet të japë atë që një student merr edhe në Vjenë.

Kur erdha këtu, mezi gjeta zyrën e rektorit, sepse ishte një tmerr, për shkak të ndërtimeve pa leje.

Janë rreth 16 milion euro të dhëna për Universitetin Bujqësor, pa llogaritur konviktet. Kjo do të thotë që ky nuk është një program i qeverisë për të mbajtur me hatër një rektor demokrat, por është një program strategjik i qeverisë për ta transformuar këtë universitet në një qendër ekselente.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re