Vendi ndodhet në ditën e shtatë të karantinës, ndërkohë jo të gjithë qytetarët i binden urdhrave të kryeministrit Edi Ramës për të lëvizur në orare të caktuara, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Sot, Policia në Fier ka shoqëruar 6 persona dje 10 të tjerë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë pasi vijonin të qëndronin në jashtë edhe pas orës 10:00 të paradites së sotme.

Ndërsa në Vlorë janë gjobitur 6 këmbësorë dhe u janë bllokuar automjetet e 17 shoferëve, pasi lëviznin në qytet pa një autorizim.

Po kështu, 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë drejtuar makinën pa patentë. Patentat u janë hequr edhe 3 shoferëve në Gjirokastër dhe në Elbasan janë gjobitur 8 këmbësorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re