Skip to content

Lëvizin shefat e komisariateve në disa qytete ( EMRAT)

Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit. Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn.

 

Ky i fundit merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit.

 

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Laç Dritan Meta.

 

Ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët ka qënë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme.